INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i FSHF-së: Superkupa e Europës mund të luhet në Shqipëri

Presidenti i FSHF-së: Superkupa e Europës mund të luhet në Shqipëri

Publikuar më: 09:43 22-12-2016

Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka ka bërë me dije se në vitin 2019, Superkupa e Europës mund të zhvillohet në Tiranë.

Duke shtuar se më herët FSHF ka bërë një kërkesë pranë UEFA-s, që për herë të parë Superkupa të luhet në Shqipëri.

“Kemi aplikuar pranë UEFA-s, për të bërë të mundur zhvillimin e Superkupës në vitin 2019. Është një procedurë e gjatë e cila bëhet pas plotësimit të disa tenederëve dhe dokumentacioneve përkatëse. Kemi në pritje të një përgjigje, por ne duhet të bëjmë tonën, të punojmë me infrastrukturën e futbollit shqiptar”,  shpreh Duka për “Supersport”.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438