IN SPORT
Presidenti i Laçit humb toruan, rreh barbarisht futbollistin para të gjithë lojtarëve, ai e denoncon [FOTO]

Presidenti i Laçit humb toruan, rreh barbarisht futbollistin para të gjithë lojtarëve, ai e denoncon [FOTO]

Publikuar më: 22:01 10-04-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku është dhunuar rëndë një futbollist i ekipit të Laçit. Bëhet fjalë për lojtarin nga Mozambiku Arturo Reginaldo. Lidhur me incidentin futbollisti i është drejtuar komisariatit numër pesë së bashku me partneren e tij. Nuk ka ende informacione për motivet e sulmit dhe autorin.

Vetë futbollisti nuk ka dhënë detaje lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij, por me përgjigjen e dhënë ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit.

“Për këtë çështje nuk mund të flas tani, nuk mund të jap sqarime. Më mirëkuptoni…”, është shprehur futbollisti.

Mësohet se është Presidenti i KF Lacit, Pashk Laska ai që ka rrahur sot sulmuesin e ekipit Arturo Reginaldo në dhomat e zhveshjes në praninë e gjithë skuadrës.Sulmuesi afrikan e ka denoncuar presidentin ne polici.

reginalo.jpeg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225