INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Parlamentit Europian: Përfytyroj kampe refugjatësh në Shqipëri

Presidenti i Parlamentit Europian: Përfytyroj kampe refugjatësh në Shqipëri

Publikuar më: 11:09 23-06-2018

Para samitit jozyrtar të BE për azilin, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thekson se stabiliteti i Europës varet nga Gjermania. Tajani përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për grupin mediatik gjerman “Funke Medien Gruppe” shkruan Deutsche Welle presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur, se “mënyra e veprimit me çështjen e migracionit nuk duhet të çojë në shpërbërjen e BE-së.

Sipas Tajanit, nëse çdo shtet do të veprojë sipas interesave të veta, kjo do ta shpërbënte BE-në.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Parlamentit Europian u kujtoi partive gjermane në grindje të fortë për çështjen e azilit, se migracioni “nuk është një problem vetëm gjerman.”

Kampe të mundshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Stabiliteti i Europës varet nga stabiliteti i Gjermanisë, tha Tajani.

Ai është “kundër masave në kufijtë e brendshëm”. Zgjidhja ndodhet jashtë, jo brenda Bashkimit Europian. “Ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm me efektivitet. Duhet të investojmë më shumë në Afrikë për të luftuar arsyet e migracionit”, theksoi Tajani. Agjencia e Ruajtjes së Kufijve, Frontex duhet të forcohet me 10.000 vetë, kërkoi ai.

“Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE.” Tajani u shpreh se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut.

“Por ne kemi nevojë për kampe edhe në Afrikë. Libia është një vend që duhet stabilizuar. Nigeria, Tunizia dhe Maroku janë po ashtu vende që mund të merren në konsideratë për kampe”, shtoi presidenti Parlamentit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545