Pas largimit të Zinedine Zidane nga Reali, presidenti Perez ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij. Mediat italiane raportojnë se e ka një emër që e pëlqen më shumë dhe se bëhet fjalë për Allegrin.
Ndërsa sot ka qënë gazeta spanjolle "AS" ajo që ka shkruar përsëri për Allegrin si trajner të ri tek Real Madrid. Sipas "AS" Allegri ka edhe pëlqimin e Presidentit Perez, ku vetë ai ka thënë se i ka të gjitha cilësitë e duhura për t’u ulur në pankinën e “Los Blancos”-ve.
Megjthatë, tekniku i Allegri ka deklaruar se është i lumtur tek Juventus dhe nuk e ka menduar të largohet