Icardi drejt Real Madrid?! Presidenti Perez nuk e dëshiron dhe arsyeja është Wanda Nara
Prej një kohe mjaft të gjatë është përfolur rreth transferimit të Mauro Ikardi tek ekipi i Real Madrid. Perez dëshiron një sulmues të klasit botëror në ekipin e tij, në mënyrë që të zëvendësojë Cristiano Ronaldon dhe sasinë e goalve që ai shënonte.
Mesa duket kjo histori ngelet e pamundur dhe për këtë ka një arsye: agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit. Wanda Nara është bërë shkak që presidenti Perez të mos e konsiderojë më si mundësi transferimin e argjentinasit, duke e konsideruar atë si burimin e mundshëm të konflikteve të brendshme.
“Galaktikët” do të drejtojnë sytë nga Harri Kejn i Totenhemit i cili ka një klauzolë stratosferike e cila shkon deri në 110 milion euro.