Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka falënderuar të gjithë tifozët anëembanë trevave shqiptare për mbështetjen që i kanë dhënë sot ekipit korçar, teksa ka pranuar se shitja e Latifit është e detyrueshme në një farë mënyre, pasi futbolli shqiptar ka kapacitet të ulët në krahasim me klubet e tjera europiane.
“Kalimi në këto faza të jep shumë përfitime, si nga na ana monetare dhe nga ajo profesionale.
Nuk dua të merrem me historine e polemikave ndaj klubit. Dua thjesht të falenderoj tifozët që erdhën nga çdo anë e trevave shqiptare. Kjo tregon se shqiptarët janë të uritur për fitore dhe nuk shohin më ngjyra ekipesh.
Fitimi ndaj Dinamos është shumë i rëndësishëm sepse është ekip jashtezakonisht shumë i madh dhe përderisa u përballëm me këtë ekip që ka një akademi që furnizon gjithë Europën me talente, nuk na tremb asnjë ekip tjetër.
Latifi është i madh, kemi një rregull këtu në klub kur i vjen radha një futbollisti për t’u larguar ne nuk e mbajmë peng, por e shesim të ekipet europiane. Kjo pasi kapaciteti i futbollit shqiptar kaq është”, përfundoi presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj për Supersport.