INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Venezuelës i shpëton 'atentatit'. Dron me bombë apo bombula e gazit e shkaktoi shpërthimin? [VIDEO]

Presidenti i Venezuelës i shpëton 'atentatit'. Dron me bombë apo bombula e gazit e shkaktoi shpërthimin? [VIDEO]

Publikuar më: 08:47 05-08-2018

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ka thënë se i ka shpëtuar një atentati për vrasje me anë të një droni që kishte eksploziv. Maduro ishte duke folur në një ngjarje ushtarake në Caracas. Pamjet kanë treguar se si gjatë fjalimit ai ka parë lart i trembur. Maduro ka fajësuar Kolumbinë për sulmin, diçka e mohuar nga Bogota duke i quajtur akuzat si të pabaza. Shtatë ushtarë kanë mbetur të lënduar dhe disa veta ishin arrestuar më vonë, kanë njoftuar autoritetet e Venezuelas. Dy dronë të ngarkuar me eksploziv u afruan aty ku presidenti po qëndronte, ka thënë ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez.
Vet Maduro më vonë ka thënë: “Një objekt fluturues plasi afër meje, një shpërthim i fuqishëm. Disa sekonda më pas ndodhi edhe shpërthimi i dytë”.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se si truprojat reaguan për të mbrojtur presidentin gjatë sulmit.

Por, shpërthimet që tronditën kryeqytetin venezuelian të shtunën nuk ishin përpjekje për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.
Kështu kanë deklaruar burime për AP.
Shpërthimi u shkaktua nga një shpërthim i një bombule gazi dhe jo nga një sulm me dron siç është raportuar sipas burimit.
Ky version që pretendon të shpjegojë shpërthimet dhe kaosin e krijuar gjatë fjalimit të presidentit të Venezuelës, Nicholas Maduro, ka dalë në kundërshtim me raportin zyrtar të ngjarjeve. Duke cituar tre zjarrfikës që po punonin për të shuar zjarrin në një ndërtesë afër vendit të ngjarjes, AP raportoi se ishte një bombul gazi brenda një apartamenti, që shpërtheu, dhe jo dron me eksploziv siç thuhet nga zyrtarët e Venezuelës, përfshirë edhe vetë Maduro.
Ministri i Informacionit i Venezuelës, Jorge Rodriguez e përshkroi incidentin si një atentat ndaj Maduro, duke thënë se disa dronë me eksplozivë shpërthyen në vendin ku presidenti po mbante një fjalim pranë gruas së tij dhe një numri të lartë të zyrtarëve ushtarakë.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037