Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka uruar skuadrën shqiptare të Skënderbeut për fitoren e madhe.
Në rrjetet sociale, Meta shkruan se Skënderbeu me kurajo skualifikoi një skuadër të madhe si Dinamo i Zagrebit, duke na bërë të gjithëve krenarë.
“Urime Skënderbeut për këtë sukses të merituar! Skënderbeu me kurajo skualifikoi një skuadër të madhe si Dinamo e Zagrebit. Skënderbeu na bëri të gjithëve krenarë sot. Urime për më tej!”, shkruan Meta.
Bardhekuqtë sonte u treguan heronj të vërtetë, ashtu si emri që mbajnë prej dekadash të tëra, duke mposhtur në dy ndeshje Dinamon e Zagrebit me barazim 1-1 në Kroaci dhe barazim 0-0 në “Elbasan Arena”.