Që prej ditës së mërkurë Presidenti Ilir Meta ndodhet në Kalabri në një vizitë zyrtare. Kreu i shtetit është bërë shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të bëjë publike një foto.
Ilir Meta ka zgjedhur që të publikojë një foto ku shfaqet krah Luan Ramës së LSI e Pandeli Majkos, ministrit të PS.
Ndërsa në një kohën kur marrëdhënia Rama-Meta ka hyrë në krizë, Presidenti po kalon mirë nën shoqërinë e ministrit të qeverisë.
Ilir Meta:
“Të dashur miq!
Nga Kalabria bashkë me miqtë e mi Pandeli Majko e Luan Rama ju uroj një ditë të mbarë”.