Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale Meta shprehet i kënaqur që ka qenë pjesë e pritjes së Presidentit Trump.
“I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. (Official White House Photo by Andrea Hanks)”, shkruan në postim Meta.
Kujtojmë presidenti Meta ka qenë i pranishëm ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump, dy vite më parë në Washington.