INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ilir Meta uron 7 Marsin: Mirënjohje dhe nderim për veprën tuaj

Presidenti Ilir Meta uron 7 Marsin: Mirënjohje dhe nderim për veprën tuaj

Publikuar më: 09:13 07-03-2018

Mësuesit në të gjithë vendin festojnë sot 7 Marsin. Me këtë rast Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët. Presidenti Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit, për punën dhe misionin e tyre fisnik.
“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t'ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”-uron Meta. Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045