INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ilir Meta zbulon qëndrimin që do mbaj për dekretimin e ligjit të Teatrit

Presidenti Ilir Meta zbulon qëndrimin që do mbaj për dekretimin e ligjit të Teatrit

Publikuar më: 12:00 18-07-2018

Opozita dhe artistët i kanë bërë kërkesë presidentit të Shqipërisë Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në lidhje me këtë çështje, kur Meta është pyetur se çfarë ane do mbaj, ai është përgjigjur kështu:

"Dua t’ju siguroj se në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla. Do të veproj konform kompetencave. Nuk do te veproj jashtë përgjegjësive te Presidentit”- ka thënë Meta.

Pak ditë më parë parlamenti voti me 75 vota pro shembjes së Tetarit Kombëtar.

Pavarësisht protestave të shumta të opozitës dhe artistëve, qeveria nuk u tërhoq nga vendimi.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098