Presidenti iranian Hassan Rouhani paralajmëroi sot presidentin amerikan Donald Trump lidhur me politikat armiqësore kundër Teheranit, duke thënë se Amerika duhet ta dijë, lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftrave ". Megjithatë ai nuk përjashtoi paqen mes dy vendeve. Irani po përballet me rritjen e presionit të SHBA dhe sanksione të ashpra pas vendimit të Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje ndërkombëtare e arritur në vitin për programin bërthamor të Iranit.
Duke folur gjatë një takimi me diplomatë iranianë, Rouhani tha: “Z. Trump, nuk duhet të luani me bishtin e luanit, sepse ju do të pendoheni”, tha Hasan Rohani.
“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e çdo paqeje dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftrave" tha Rouhani, duke lënë hapur mundësinë e paqes mes dy vendeve që ka qenë në kundërshtim që nga Revolucioni Islamik 1979 .Ju nuk jeni në gjendje të nxisni kombin iranian kundër sigurisë dhe interesave të Iranit", tha Rouhani, duke iu referuar përpjekjeve të Uashingtonit për të destabilizuar qeverinë islamike të Irani’’ tha ai