INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti italian Mattarela pranon dorëheqjen e kryeministrit Renzi

Presidenti italian Mattarela pranon dorëheqjen e kryeministrit Renzi

Publikuar më: 22:41 07-12-2016

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka pranuar sot dorëheqjen e kryeministrit Mateo Renzi.

Pas takimit mes Sergio Mattarellas dhe Renzit, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës italiane, Ugo Zampetti, ka deklaruar për mediat se Presidenti ka pranuar dorëheqjen e Kryeministrit të Italisë.

Ai shtoi se duke filluar nga dita e nesërme, 8 dhjetor 2016, Presidenti do të nisë konsultimet me të gjitha forcat politike mbi krijimin e qeverisë së re.

Dorëheqja e Renzit vjen në të njëjtën ditë që Senati italian votoi pr/ligjin e buxhetit me 166 vota pro, kusht ky i vendosur nga Presidenti i vendit Serxho Matarela për të zhbllokuar dorëheqjen e kryeministrit italian Mateo Renzi.

Në ditët në vijim do të vendoset nëse në Itali do të ketë zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225