INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ivanov kundër marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë. Arsyet e mosdekretimit...

Presidenti Ivanov kundër marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë. Arsyet e mosdekretimit...

Publikuar më: 10:23 26-06-2018

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri nuk është miratuar nga Presidenti i Maqedonisë, Ivanov. Ai nuk e ka dekretuar emrin Maqedonia e Veriut. Presidenca maqedonase ka argumentuar vendimin përmes 5 arsyeve. Ku spikat atë që lidhet me nënshtrimin e Maqedonisë.
Presidenti ka shkruar dhe se një nga shtyllave të politikës së tij është se nuk pranon të ndërhyjë në Kushtetutë me qëllim ndryshimin e emrit.
Sipas tij marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 dhe 845 të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara dhe se ajo nuk ka bazë kushtetuese e nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
Gjithashtu ai shton se ligji për ratifikim të marrëveshjes bie në kundështim dhe me disa nene.
E pika e fundit e arsyes së përse Ivanov nuk e dekretoi marrëveshjen lidhet me një frikë të tij se Maqedonia nuk do jetë më një shtet sovran. Ai thotë se nëse do ta firmoste, Maqedonia do të nënshtrohej dhe do jetë në varësinë e shteteve të tjera, konkretisht të Greqisë.
Më 17 qershor kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, nënshkruan Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Article Logic
Execution time: 0.004223108291626