INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Presidenti konsensual”. Meta në krah të Veliajt: Merreni shembull [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 14-04-2017

Një ditë pas deklaratës së Edi Ramës se presidenti i ri do të vijë nga Konsensisi PS-LSI ka reaguar dhe Ilir Meta. Ai pohon se unk ka ende një emër për të propzouar nga partia e tij por e rëndësishme është që procesi të kryhet me konsensus. E në fakt një shembull konsensusi dhe fryme bashkëpunimi Meta e ka dhënë jo vetëm duke dalë në krah të kryebashkiakut Erjon Veliaj por dhe në mesazhet me superlative që ka dhënë në adresë të tij:
“Unë besoj se puna që ka bërë Erioni në këto dy vite ka qenë një punë e ndjeshme në të gjithë Tiranën, por jam i gëzuar për punën që ai po bën për integrimin e këtyre njësive administrative. Unë do të uroja që të gjithë kryetarët e bashkive të punojnë në këtë mënyrë që të duket ndryshime dhe njerëzit të prekin efektet e reformës administrative territoriale”- u shpreh kreu i LSI-së.
Meta e Veliaj dolën bashkë për për inspektimin e rrugëve të reja të Zall Herrit.

Article Logic
Execution time: 0.0023019313812256