INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Mattarella mandaton Giuseppe Conten si kryeministër të Italisë

Presidenti Mattarella mandaton Giuseppe Conten si kryeministër të Italisë

Publikuar më: 08:18 24-05-2018

Presidenti italian Sergio Mattarella ka mandatuar Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë së re. Pas këtij vendimi, Conte do të krijojë kabinetin e qeverisë së re euroskeptike, i cili më pas duhet të mandatohet nga Presidenti. Vendimi i Presidentit italian erdhi pas një takimi 2 orësh që zhvilloi pasditen e të mërkurës me Giuseppe Conten. Ky i fundit u propozua për postin e kryeministrit nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, dy partitë e koalicionit qeveritar në Itali. Pas caktimit si kryeministër i Italisë Guisepe Conti ka thënë se do të jetë avokati mbrojtës i shtetit italian. “Do të konfirmoj sërish qëndrimin e Italisë në BE. Qeveria jonë do të jetë qeveria e ndryshimit. Dëshiroj të jem avokati mbrojtës i shtetit italian”, është shprehur Conte.

Article Logic
Execution time: 0.0016798973083496