Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ministrat e tjerë të rinj, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit, Belinda Balluku dekretohet si ministre Infrastrukture në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.
Por Meta reziston sërish për emrin e Gent Cakës, duke mos e dekretuar atë si ministër të Jashtëm e si rrjedhojë ai nuk ka dekretuar ende shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati.