Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës. Fituesja e olimpiades është vajza nga Berati, Johana Bendaj nxënëse e klasës së 9-të. Ndoshta kjo e ka bërë krenar presidentin e vendit, pasi një vajzë nga zona e tij ka arritur të marrë 99 pikë.
Meta i dhuroi një buqetë me lule, duke simbolizuar 100 pikë të arritura në këtë olimpiadë, që ndodh rrallë për të marrë 99 pikë.
‘’Kjo është një kënaqësi e madhe dhe një duartrokitje për të gjithë mësueset e fëmijët e Beratit. Urime të gjithëve dhe jam shumë i kënaqur që fëmijët që kanë ardhur nga trevat shqiptare kanë qenë mysafirë te bashkëmoshatarët e tyre beratas, sepse kjo do të thotë matematikë, por edhe miqësi" ka pohuar presidenti Meta.