INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta merr vendimin, dekreton Sandër Lleshajn për Ministër të Brendshëm! [FOTO]

Presidenti Meta merr vendimin, dekreton Sandër Lleshajn për Ministër të Brendshëm! [FOTO]

Publikuar më: 20:59 16-11-2018

Ne limitet e përfundimit te afatit kushtetues, Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brëndshme. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sandër Lleshajn pas propozimit të dytë të kryeministrit Edi Rama.

Vendimin Meta e ka marrë në limitet e kohës së parashikuar për dekretim, ndërsa po ditën e sotme presidenti ka dekretuar nxjerrjen në lirim të Lleshajt, i cili mban gradën e lartë të Gjeneral Brigade.

Presidenca e Kryeministria kanë pasur një sërë polemikash lidhur me mosdekretimin e Lleshaj si ministër, ndërsa Presidenti shprehej se nuk mund ta dekretonte, pasi ai rezultonte si ushtarak aktiv, e kjo binte ndesh me Kushtetutën.

Presidenca ka nxjerrë dhe dispozitën përkatëse të dekretit ku njofton dhe emërimin e Sandër Lleshaj si Ministër të Brendshëm.

 

 

flash.png

Article Logic
Execution time: 0.0015997886657715