INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta në Konispol: Komunitet solidar dhe njerëzor

Presidenti Meta në Konispol: Komunitet solidar dhe njerëzor

Publikuar më: 14:42 25-08-2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi sot Bashkinë më jugore të vendit, Konispolin, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij dhe të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Meta i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, zoti Shuaip Beqiri morën pjesë në procesin e dhurimit të gjakut nga qytetarë të shumtë, veçanërisht të rinj e të reja nga Konispoli, të cilët në mënyrë vullnetare iu bashkuan fushatës ndërgjegjësuese të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.
Presidenti i Republikës pasi iu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij u shpreh se bashkia e Konispolit, është një bashki e veçantë për të gjithë vlerat e trashëguara historike, kulturore, arkeologjike dhe mbi të gjitha njerëzore. Një bashki simbol i bashkëjetesës, harmonisë dhe solidaritetit të qytetarëve me njëri-tjetrin.

“Sot edhe një bashki e cila ka zgjedhur të kontribuojë në “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, duke ftuar jo vetëm punonjësit e saj, por dhe qytetarët e Konispolit për të dhuruar gjak.

Kjo merr vlerë të veçantë sot, që është një ditë pushimi, çka tregon se qyteti i Konispolit ka një komunitet jashtëzakonisht solidar e njerëzor, i gatshëm për të sakrifikuar edhe disa momente pushimi në emër të një kauze jashtëzakonisht humane. Mbi të gjitha duke dhuruar një ‘gjak shumë cilësor’ me vlera të veçanta, për shkak të klimës së kombinimit perfekt këtu, të jodit me oksigjenin”, – u shpreh Presidenti.

“Me këtë rast, – theksoi Kreu i Shtetit, – duke falenderuar Kryetarin e Bashkisë, i cili është mjaft i angazhuar në këtë proces, jo vetëm si kryetar i bashkisë, i këtij komuniteti, por njëkohësisht edhe si mjek, dua t’i uroj të gjithë banorëve të Konispolit, sukses gjatë këtij sezoni të rëndësishëm, edhe për turizmin, edhe për bujqësinë!

Konispoli njihet në të gjithë Shqipërinë për prodhimet e shkëlqyera bujqësore dhe blegtorale duke qenë një nga bashkitë më të njohura e më të suksesshme në këtë drejtim.

Do t’i ftoja të gjithë ta vizitojnë sa më shumë Konispolin, pasi vërtetë është një bashki e mrekullueshme, me një klimë të jashtëzakonshme, me produkte mjaft cilësore dhe mbi të gjitha me një komunitet të shkëlqyer, i cili ëshë shembulli i solidaritetit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055