INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta ngushëllon viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Presidenti Meta ngushëllon viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Publikuar më: 13:53 18-08-2017
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane. Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.
Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711