INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta parashikoi trazira në 30 qershor, Rama ironizon: ‘’Ata që do bëjnë namin i ke në shtëpi’’

Presidenti Meta parashikoi trazira në 30 qershor, Rama ironizon: ‘’Ata që do bëjnë namin i ke në shtëpi’’

Publikuar më: 19:29 24-06-2019

Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Durrësit ku po zhvillon takimin elektoral të radhës, nuk ka kursyer akuzat për presidentin Ilir Meta dhe krerët e partive opozitare, që sipas Ramës po shkaktojnë krizën politike në vend, pasi i tremben drejtësisë së re.

Rama nuk kurseu as ironitë, kur tha se Meta anuloi zgjedhjet me arsyen se “në Shqipëri do bëhet nami”. “Kush do e bëjë namin? Ata që bëjnë namin i ke në shtëpi”, tha Rama

“Kemi një sistem drejtësie që nuk fshihesh më, sa i gjatë je, sa i vogël je... të gjithë të barabartë, problem i madh shumë se ke qenë apo je president, punë e madhe se je apo ke qenë kryeministër, drejtësia të merr dhe të çon aty ku e ke vendin. Këtë nuk kanë si ta pranojnë lehtësisht as Saliu as Meta. Prandaj duan ta marrin peng Shqipërinë. Dhe kjo është arsyeja pse dhunës snë rrugë i shkon paralel dhuna që ushtron presidenti nga zyra. Dhe del presidenti e thotë anuloni zgjedhjet se do bëhet nami, po kujt i thua që do bëhet nami? Ata që bëjnë namin i ke në shtëpi. Kush do e bëjë namin Luli, po Lulit një fishkëllimë t’i bëjë Saliu, t’i thotë “Lul në shtëpi”, s’ka më Lul”, tha Rama nga Durrësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562