INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta reagon për sulmin në Las Vegas: Jam i tronditur nga ky akt barbar

Presidenti Meta reagon për sulmin në Las Vegas: Jam i tronditur nga ky akt barbar

Publikuar më: 16:20 02-10-2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për sulmin e rëndë të ndodhur në Las Vegas ku si pasojë hapjes së zjarrit mbi turmën mbetën të vrarë 50 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Meta shpreh mbështetje dhe solidaritet për popullin mik amerikan ndërsa thotë se ndihet thellësisht i tronditur nga ky akt barbar.

“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike,” shkruhet në njoftimin e Presidencës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë vrasjen masive më të madhe në histori pasi një 65-vjeçar hapi zjarr në një koncert të muzikës country në Las Vegas të dielën në mbrëmje duke lënë shënuar një bilanc tragjik në humbjen e jetëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826