Sot, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavël.
Në fjalën e tij të mirëseardhjes Ilir Meta i shprehu mirënjohjen Gjeneralit Pavël për kontributin e tij në organizimn e Konferencës së Komitetit Ushtarak në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një ngjarje historike për Shqipërinë dhe një aktivitet shumë i rëndësishëm për Aleancën.
Meta i siguroi të ftuarit se ai do të luaj një rol mjaft korrekt në detyrën e tij. Kryetari i Shtetit dhe Gjenerali Pavël ndanë pikëpamjen e njëjtë mbi politikën e “Dyerve të Hapura” për vendet e Ballkanit dhe u dakortësuan se rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet siguria globale dhe ajo kolektive kërkojnë marrjen e përgjegjësive nga të gjitha vendet antare të NATO-s