Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali. Ai u prit nga kryetari i bashkisë së Firencës Nardelli. Z. Meta u shpreh mjaft i kënaqur dhe tha se bashkëpunimi me bashkinë e Firencës do të vazhdojë. Gjithashtu lajmëroi se Kryetari Nardella do të rikthehet në Shqipëri.
“Sot pata kënaqësinë e madhe të vizitoj sëbashku me Kardinalin tonë Ernest Troshani, Kryetarin e Bashkisë së Firences, Nardelli. Pallati i vjetër me historinë e madhe dhe bukurinë e rrallë na bashkon për të sotmen dhe të ardhmen e popujve tanë. Firenze është kryeqyteti i kulturës europiane, që i përkasim ne shqiptarët. Ky bashkëpunim konkret do të vazhdojë dhe së shpejti Kryetari Nardella do të rikthehet në Shqipëri”- ka shkruar presidenti Meta, në postimin e tij në facebook.