INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta tregon arsyen e mosdekretimit të ministrit Bushati: Nuk mund ta lija në dorën e…

Presidenti Meta tregon arsyen e mosdekretimit të ministrit Bushati: Nuk mund ta lija në dorën e…

Publikuar më: 22:58 17-01-2019

Kreu i shtetit ka folur për mosdekretimin për ta shkarkuar Ditmir Bushatin nga posti i ministrit të Jashtëm. Meta rikujtoi edhe njëherë nga studio e “Të Paekspozuarit” nuk mund ta linte këtë ministri në dorën e një zv.ministri, i cili nuk mund të japë asnjë përgjigje në interes të kushtetutës së vendit.

“Presidenti është garant i intersit kombëtar. Asnjë rast nuk i ngjan tjetrit. Presidenti do të shikojë interesin kombëtar. Presidenti është garat i vijimësisë së shtetit. Meqë që ankohet kryeministri, presidenti nuk e ka kot mandatin përtej qeverisë.

Përse nuk dekretove shkarkimin e Bushatit?

Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese, Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv.ministrin.

Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279