INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta tregon arsyen: Ja pse nuk e dekretova Sandër Lleshin [FOTO]

Presidenti Meta tregon arsyen: Ja pse nuk e dekretova Sandër Lleshin [FOTO]

Publikuar më: 21:38 15-11-2018

Presidenti Ilir Meta ka komentuar mosdekretimin Sandër Lleshit, në postin e ministrit të Brendshëm.

Meta ka thënë se është i bindur se nuk do të shkelë asnjë pikë të Kushtetutës, por nuk i është përgjigjur pyetjes nëse do ta dekretojë apo jo. I ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, Meta u shpreh se për këtë çështje kemi të bëjnë më sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtueshme me Kushtetutë.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.

Arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?

“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.

Meta ka thënë se shkarkimi është një veprim i parëndësishëm për të, sepse siç ka thënë nuk e ka pranuar këtë detyrë se kishte vdekur për tu bërë President.

"Është gjëja më e parëndësishme për mua. Nuk e kam pranuar këtë detyrë se kam vdekur për tu bërë President", ka thënë Ilir Meta, ndërsa i pyetur" Do ta linit Presidencën për tu kthyer në politike?", Kreu i Shtetit u shpreh "Në këtë situatë që është vendi nuk e lë sepse Presidenti është një institucion i rëndëasishëm."

Lidhur me lëvizjet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama të cilësuara si një lojë shahu në rastin e Lleshit, Meta tha se për të politika nuk është shah por edhe politika e Presidentit.

“Politika për mua nuk është as shah as tërheqje litari, për mua është vetëm politika e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

open.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547