Në këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët, presidenti Meta zgjodhi të bëjë një urim për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga zona e Tupallaj në Medvegjë.
“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!
Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës”, shkruan Meta.