INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Nishani dekreton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Peshkopisë

Presidenti Nishani dekreton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Peshkopisë

Publikuar më: 17:25 02-08-2016

Zgjedhjet vendore për Bashkinë e Peshkopisë do të zhvillohen më 11 shtator. Kjo është data e vendosur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për t’u rikthyer në detyrë.

Dekreti i Presidentit është bërë publik sot.

Caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Peshkopi, qarku Dibër

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3 e ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar,

Dekretoj

Neni 1

Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164