INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Nishani: Do të shqyrtoj ligjin e mbetjeve sapo të kthehem në Tiranë

Presidenti Nishani: Do të shqyrtoj ligjin e mbetjeve sapo të kthehem në Tiranë

Publikuar më: 17:53 26-09-2016

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili prej ditësh ndodhet në një vizitë në SHBA, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Gjatë intervistës së tij Nishani u shpreh se nuk është njohur ende me ligjin e mbetjeve, dhe sapo të kthehet në Tiranë do t’a shqyrtojë atë. Nishani nënvizoi se një problem shumë i madh në vend është krimi i organizuar ndaj dhe duhet të trajtohet me seriozitet.

 Kreu i shtetit ka thënë se është i rëndësishëm krijimi i institucioneve dhe organizmave në mbështetje të diasporës.

 Presidenti ka deklaruar se SHBA është një aleat shumë i rëndësishëm për shqiptarët ndaj kushdo që do të zgjidhet president mes Trump dhe Clinton, do të jetë mik i shqiptarëve.

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999