INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit Presidenti Nishani: Ju tregoj përse nuk do të votoj në zgjedhjet e ardhshme

Çudit Presidenti Nishani: Ju tregoj përse nuk do të votoj në zgjedhjet e ardhshme

Publikuar më: 18:57 02-05-2017

Presidenti  në ikje i Republikës, Bujar Nishani është shprehu se nuk do të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I ftuar në një intervistë në RTSH, ku deklaroi se nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk do të ketë një alternativë me të cilën shqiptarët të përzgjedhin mes tyre.

Nishani shtoi gjithasHtu se nëse do të kemi zgjedhje vetëm me maxhorancën, pa pjesëmarrjen e opozitës, institucionet që do të dalin nuk do të kenë legjitimitet kushtetues.

“Unë, përpara se të jem President i Republikës, jam qytetar. Si qytetar, kam parimet e mia, kam bindjet e mia, kam gjykimet e mia dhe një nga parimet kryesore janë ato që lidhen me lirinë. Jetësore në një sistem politik janë zgjedhjet, është liria. Votimet janë procedura, përmbajtja janë zgjedhjet. Në momentin që unë nuk kam alternativë për të zgjedhur, unë nuk mund të bëhem pjesë e një procesi normal procedure votimi. Votimi si procedurë është për të dhënë të drejtën e zgjedhjes. Nëse kemi vetëm një palë që ofron mundësinë e saj dhe nuk ke mundësi zgjedhjeje, unë si qytetar e kam shumë të vështirë që të shfrytëzoj procedurën e votimit, kur nuk kam mundësinë e zgjedhjes”, u shpreh Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879