INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Nishani lëshon “bombën”: Saimir Tahiri ka tentuar të më përgjojë

Presidenti Nishani lëshon “bombën”: Saimir Tahiri ka tentuar të më përgjojë

Publikuar më: 21:30 20-03-2017

Presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza të ashpra ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Nishani tha se Policia e Shtetit është e politizuar. Më tej, Presidenti shtoi se ka pasur tentativa për të përgjuar jetën private të tij dhe familjarëve të tij.

Babaramo: Keni thënë se jeni i gatshëm të jepni prova që Policia e Shtetit është e politizuar. Kush janë këto prova?

Nishani: Akuza të forta politike kundër opozitës. A mundet, s’ka ndodhur kurrë më parë pas vitit 90, a mundet që një minister i Brendshëm në krahë të drejtuesve të policisë të akuzojë, kërcënojnë, shantazojë politikisht opozitën politike të vendit? Kjo s’ka ndodhur një herë, ka pasur disa raste.

Jane denoncuar tentativa për të përgjuar jetën private të Presidentit të Republikës.

Koha tregoi që kisha të drejtë. Fakti që u zbulua nga prokuroria aparatura që bënte përgjime. U verifikua gjeografikisht pranë territorit ku banonte presidenti dhe u refuzua nga policia të dorëzohej në prokurori për t’u hetuar, janë te dhena shqetësuese për politizimin e policisë, s’e kam fjalën për oficerin e policisë kriminale..atje ku banon presidenti është konstatuar nga ana e prokurorisë…distancat s’mund t’i them.Nuk e di kush ka qenë objekt përgjimi përvec banesës sime por aparatura e paligjshme e përgjimit u identifikua, u kërkua të hetohej por jo vetëm që u refuzua por ministri i Brendshëm dhe punonjësit e policise qe e kishin përdorur por bënin demonstrime publike përballë institucionit të Presidentit.

Patjetër që do jenë pjesë e proceseve hetimore dhe verifikuese por tregojnë atë që kam deklaruar për politizimin e skajshëm të policisë së shtetit”, tha Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334