INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra

Publikuar më: 10:26 03-09-2016

Presidenti Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e efektivit të FNSH-së në Shkodër, Ardian Kodra.

 “Të dashur anëtarë të familjes Kodra!

Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta, duke rënë në krye të detyrës, të një efektivi me eksperiencë të FNSH-së së Shkodrës është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike dhe të pazëvendësueshme të bashkëshortit e babait tuaj të dashur Ardianit, duke ju siguruar njëkohësisht se gjendem pranë jush shpirtërisht në këto çaste të trishtuara.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht këtë akt gjakatar, i bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.

U prehtë në paqe shpirti i tij!”, përfundon Nishani. 

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271