INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç përshihet në një aksident automobilistik

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç përshihet në një aksident automobilistik

Publikuar më: 14:01 03-09-2017

Një automjet me tre persona në të kanë goditur makinë më të cilën po udhëtonte presidenti serb Aleksadër Vuçiç.

Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Teksa autokolona që shoqëronte presidentin Vuçic ishte duke kaluar pranë një rrethrrotullimi në qendër të Beogradit, e aty është goditur nga një automjet tip “Bentley” me targa spanjolle.

Tre personat që ishin në makinë janë arrestuar dhe mësohet se ata nuk janë emra të panjohur për policinë, pasi kanë kryer krime të ndryshme. Po ashtu, nga analizat e para rezulton se ata kishin konsumuar lëndë narkotike.

Ndaj 3 të arrestuarve pritet të ngrihet akuza e cenimit të sigurisë, vepër penale kjo që në Serbi dënohet nga 1 deri në 8 vite burg.

Article Logic
Execution time: 0.0026509761810303