Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në të cilin shkruhet:
“Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë.
Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë”, shkruan urimi.