INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti simbol! Brukseli nuk e sheh me sy të mirë Edi Ramën

Presidenti simbol! Brukseli nuk e sheh me sy të mirë Edi Ramën

Publikuar më: 16:00 19-02-2018

Deklarata e Edi Ramës se duhet një president i përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovës nuk shihet me sy të mirë nga Brukseli. Komisioni Europian ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, duke mos e parë me sy të mirë këtë qëndrim. Është zëdhënësja e KE Catherine Ray, e cila i konsideroi të papërshtatshme këto deklarata.
Catherine Ray:
“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese. BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Article Logic
Execution time: 0.0023739337921143