INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Thaçi i kërkon Vatikanit njohjen e Pavarësisë së Kosovës: ''Paqe në Ballkanin Perëndimor''

Presidenti Thaçi i kërkon Vatikanit njohjen e Pavarësisë së Kosovës: ''Paqe në Ballkanin Perëndimor''

Publikuar më: 15:27 24-09-2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar Selisë së Shenjtë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Kërkesa është bërë gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kreu i shtetit kosovar tha se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të kurorëzonte krejt angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

“Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Krejt çfarë ka mbetur është njoha nga Vatikani”, pohoi Thaçi.

Presidenti Thaçi, e ka informuar sekretarin Parolin për harmoninë fetare në Kosovë, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve, vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032858848571777