Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, ka shprehur urimin me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në mbi 10 gjuhë të huaja, përfshirë edhe shqipen, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
“Të gjitha grave të vendit tim e të gjithë botës i uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin”, ka qenë mesazhi i presidenti Erdogan në gjuhën shqipe në Twitter.
Gjuhët e tjera të përfshira përveç turqishtes dhe shqipes ishin ato malaje, urdu, boshnjake, perse, gjermane, ruse, spanjolle, frënge, arabe dhe angleze.