INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti u kërkon femrave të mos përdorin tharësen e flokëve

Presidenti u kërkon femrave të mos përdorin tharësen e flokëve

Publikuar më: 10:07 11-04-2016

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u ka kërkuar grave të ndalojnë përdorimin e tharëseve të flokëve për të kursyer energjinë.

Maduro, përmes një dekreti, ka urdhëruar që edhe e premtja të jetë pushim për dy muaj, për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike. Ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të përdorin me kursim energjinë elektrikë duke përfshirë këtu dhe ajrin e kondicionuar.

Maduro u ka rekomanduar femrave të përdorin tharësen e flokëve vetëm në raste të veçanta.

“Gjithmonë kam menduar se pamja natyrale e flokëve është më e mirë”, tha ai.

Ai ka këshilluar që qytetarët të përdorin sa më pak pajisjet elektrike, madje rrobat të mos i thajnë në lavatriçe, por t’i nxjerrin në diell.

Article Logic
Execution time: 0.0031719207763672