INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Venezuelës zbulon planin: SHBA po përgatit planin për vrasjen time

Presidenti Venezuelës zbulon planin: SHBA po përgatit planin për vrasjen time

Publikuar më: 16:16 13-12-2018

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, ka akuzuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton se po përgatit një komplot për vrasjen e tij në bashkëpunim me udhëheqësin kolumbian Ivan Duque.

“John Bolton po udhëheq planin për të përhapur dhunën dhe për të bërë një grusht shteti për të futur një qeveri kalimtare në Venezuelë”, tha Maduro në një konferencë për shtyp.

Zërat për goditje ushtarake nga SHBA të Venezuelës nuk kanë munguar gjatë 2018-ës, madje mediat zbuluan se edhe Presidenti Donald Trump e kishte kërkuar diçka të tillë në një mbledhje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0036327838897705