INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Vuçiç: S’ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-në, Gjermaninë e Rusinë

Presidenti Vuçiç: S’ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-në, Gjermaninë e Rusinë

Publikuar më: 08:19 11-09-2018

Presidenti serb, Aleksandwr Vuçiç është takuar me senatorin amerikan, Ron Johnson
Ku është folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi si dhe kontributin e SHBA-ve në arritjen e saj. Vuçiç bëri të ditur që pikëpamjet e senatorit Johnson për Kosovën ndryshojnë me të tijat, transmeton lajmi.net.
“Dua të falënderoj presidentin Trump, zëvendëspresidentin Pens si dhe Senatorin Johnson, i cili dëshiron t’i dëgjojë pikëpamjet e Serbisë dhe Beogradit. Ne jo gjithëherë kemi të njëjtat pikëpamje, mirëpo sërish po flasim për këtë”, ka thënë Vuçiç në konferencën për media.
Vëmendja kryesore shkoi tek pyetja për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi ku Vuçiç u përgjigj se nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë.
“Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje pa SHBA-të, Gjermaninë apo Rusinë. Çdo marrëveshje është e vështirë, gati e paarritshme, por duhet të japim gjithçka për të. Mendoj që edhe fuqitë e mëdha duhet ta stimulojnë këtë dialog”, ka thënë Vuçiç.
Rusia ka qenë gjithmonë në anën e Serbisë, ashtu siç kanë qenë SHBA-të dhe Gjermania në anën e Kosovës kur është shpallur pavarësia. Kjo sipas Vuçiç është një arsye se pse duhet të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për të gjitha palët.

Article Logic
Execution time: 0.0021500587463379