Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, ka uruar Ilir Meten për zgjedhjen President i Republikës së Shqipërisë.
Përmes një telegrami, Kolinda Grabar Kitarovic shpreh bindjen se Meta do t’i përkushtohet tërësisht këtij misioni të përgjegjshëm për progresin e Shqipërisë dhe mirëqenien e te gjithë qytetarëve.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
I dashur Z. President,
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim, kam kënaqësinë t’ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Jam e sigurt që ju do t’i përkushtoheni tërësisht këtij misioni të përgjegjshëm për progresin e vendit tuaj dhe mirëqenien e te gjithë qytetarëve. Unë shpresoj dhe jam e sigurt që gjatë kësaj kohe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë me sukses marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve në të gjitha fushat ne te mire të qytetarëve tanë.