INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidentja e re e KE-së, vizioni i Der Leyen për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë

Presidentja e re e KE-së, vizioni i Der Leyen për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë

Publikuar më: 11:21 17-07-2019

E sapo zgjedhur në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk ka humbur kohë për ta bërë të qartë vizionin e saj për perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për mediat menjëherë pas votimit në Parlamentin Europian der Leyen është pyetur edhe për ecurinë e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.60-vjeçarja e cila pason Juncker u shpreh se rajoni është shumë i rëndësishëm për Europën dhe se reformat duhet të vijojnë.

“Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Unionin. Unë do të mbështes që raportet mes tij dhe BE-së të forcohen. Mendoj së është e rëndësishme për të dyja palët që dialogu të jetë konstruktiv. Sigurisht reformat duhet të realizohen, por për mua është e rëndësishme që dera të jetë e hapur” u shpreh der Leyen.

Në mesazhin e parë pas marrjes së postit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, der Leyen shprehet në mbështetje të propozimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Der Leyen, ish ministrja e Mbrojtjes në Gjermani u zgjodh ditën e djeshme presidente e Komisionit Europian detyrë që e nis në nëntor të këtij viti duke u bërë gruaja e parë që është në krye të këtij institucioni.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275