INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presioni i medias! Shtyhet në Shtator procesi i digjitalizimit, shqetësim tarifat

Presioni i medias! Shtyhet në Shtator procesi i digjitalizimit, shqetësim tarifat

Publikuar më: 15:09 25-07-2018

Ndërsa pritej që 31 korriku të shënonte dhe kalimin në transmetime numerike, presioni i operatorëve lokalë dhe kombëtare ka bërë që Autoriteti i Medias Audiovizive të vendosë që të shtyjë deri më datë 10 shtator mbylljen e transmetimeve analoge. Në tryezën e organizuar me kërkesë të shoqatave dhe operatorëve mediatike në vend, këta të fundit kërkuan që të jetë dhjetori afati i mbylljes së transmetimeve analoge. Ata thonë se ende nuk janë gati për këtë proces, ndërsa morën mbështetjen e të dy kaheve politikë.
Operatorët televizivë:
“Shtyrja e afatit, duhet të pyetën dhe operatorët kombëtare, mund të jetë shtatori por më mirë duhet të jetë deri në muajin Dhjetor”.
Albana Vokshi:
“Deri në Shtator është e mjaftueshme, apo duhet më shumë kohë”
Milva Konomi:
“Është një hap revolucionar por edhe besimi. Ne do të jemi aty për tju ndihmuar”.
Shqetësuese për operatorët lokalë janë tarifat e larta që duhet të paguajnë pranë RTSH për këtë shërbim të kalimit në transmetime numerike.
Operatorët televizivë:
“Kërkojmë uljen e tarifës për operatorët që do të futen ne platformën e RTSH”.
Albana Vokshi:
“A ka mundësi për rishikim të tarifës, në bazë të standardeve të vendeve të rajonit por dhe ato evropiane. Pra a ka vend për rishikim të tarifave?”
Por ndërkohë operatorët do të duhen të paguajnë për një vit tarifat e shërbimit për transmetimin e tyre në platformat numerike, teksa është parashikuar dhe rimbursim i një pjesë të tarifës. Por është pikërisht rimbursimi që nuk i kënaq operatorët lokale, duke patur parasysh edhe traditën e rimbursimeve në vend.
Operatorët televizivë:
“Tashmë janë shpikur disa formula me akrobaci. Pagesën do ta bëjnë mediat vetën pastaj faturën do ta paraqisin tek AMA, si garante e medieve lokale dhe AMA do të bëjë pastaj kompensimin”.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943