INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presioni ndaj qytetarëve, PD tërheq komisionerët në 30 QV

Presioni ndaj qytetarëve, PD tërheq komisionerët në 30 QV

Publikuar më: 12:11 25-06-2017

Në 30 qendra votimi në Lushnje dhe Divjakë është bllokuar procesi i votimit. Shkak për këtë është kanë bërë komisionerët e Partisë Demokratike, e cila ka tërhequr komisionerët e saj në 30 qendra votimi në Lushnje dhe në Divjakë. Komisionerët janë larguar pasi pretendojnë se jashtë qendrave të votimit qëndrojnë persona, të cilët kërkojnë të ndikojnë te votuesit.
Problematika është konfirmuar edhe nga kreu lokal i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi.
Myslim Murrizi:
“Problematika ekziston në 30 qendra dhe për këtë arsye janë tërhequr komisionerët”.

Lidhur me tërheqjen e komisionerëve të PD ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha për mediat se “opozita po tenton të bllokojë procesin”, duke paralajmëruar se komisionerët do të procedohen penalisht mbi këtë rast.

Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873