INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prestigjiozja The Economist “dërgon” në aksionin anticannabis Ministrin Saimir Tahiri [FOTO]

Prestigjiozja The Economist “dërgon” në aksionin anticannabis Ministrin Saimir Tahiri [FOTO]

Publikuar më: 14:32 29-08-2016

Gazetari i “The Economist” Tim Judah, ka zbritur në territorin shqiptar, ku sëbashku me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kanë ndjekur nga afër një aksion të Policisë së Shtetit anticannabis. Është vetë ministri i Brendshëm që ka bërë publike këtë “udhëtim” jo shumë të zakontë për një ministër, por Tahiri duket se nuk mundet ti thotë “JO” prestigjiozes “The Economist”, e cila duket se ka zgjedhur të bëjë një shkrim lidhur me këtë çështje. Tahiri thotë se aksinet e policësë anticannbi kanë fituar betejen me të shkuarën.
Saimir Tahiri:
“Me Tim Judah nga "The Economist" duke asistuar në një nga operacionet e përditshme të Policisë kundër kultivimit të kanabisit.
Më shumë se fitore kundër bimëve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar përfundimisht luftën me të shkuarën.
Sot nuk ka më të paprekshëm, nuk ka cm2 territor ku policia nuk ndërhyn, nuk ka më kultivues dhe kriminelë me imunitetit të çdolloji.
Jam shumë i ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të bërë, ndaj mirëkuptoj cilindo që pret më shumë prej nesh.
Shumë kemi bërë dhe shumë kemi për të bërë. Jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës së të ardhmes me Policinë e gjeneratës së të ardhmes”.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596