INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prestigjiozja Angleze “The Guardian” shkrim për 80 mijë dollarët e Ramës për foton me Obamës

Prestigjiozja Angleze “The Guardian” shkrim për 80 mijë dollarët e Ramës për foton me Obamës

Publikuar më: 12:31 05-07-2016

Përfshirja e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama në skandalin e donacioneve në SHBA për Presidentin Barack Obama në vitin 2012, ka zënë një hapësirë të veçantë dhe në shtypin Anglez. Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë kësaj çështjeje këtë të martë, një ditë pasi opozita dorëzoi kallëzim penal për shefin e qeverisë. “The Guardian”, i referohet kallëzimit të opozitës, në të cilën thuhet se Kryeministri Edi Rama ka kryer të paktën 3 vepra penale.
Në shkrimin e “The Guardian” thuhet se opozita shqiptare e akuzon Ramën se ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e rizgjedhjes së Obamës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të një fotografie të përbashkët në vitin 2012.
Por pikëpyetja e “The Guardian” mbetet hetimi i akuzave të ngritura nga opozita për këtë çështje.
The Guardian:
“Mbetet e paqartë nëse prokurorët do të vendosin të hetojnë për këtë çështje”.
Edhe qëndrimi i Kryeministrit Rama, i cili ka mohuar akuzat, ka zënë vend në këtë shkrim të “The Guardian”.
Në shkrim përmendet edhe Bilal Shehu, e cili pranoi në Gjykatën e Nju Xhersit, se kishte financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e Obamës. Gjatë fushatës elektorale të 2012 thuhet se Edi Rama përmes Bilal Shehut ka dhuruar 80 mijë dollar për kandidatit Barack Obama. Ndërkohë, dokumentat thonë se “Shtetasit të huaj” iu mohua pjesëmarrja në event, por iu lejua një fotografi me presidentin Barak Obama. “The Guardian” vë në dukje se asnjë nga ekipi i mbledhjes së fondeve të Obamës nuk u akuza për shkelje të ligjit, përkundrazi ata janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë. Vendimi për Bilal Shehun do të jepet në 5 Tetor. Ndërsa në shkrimin e “The Guardian” thuhet se për këtë akuzë, dënimi maksimal është 5 vjet burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822