'Zgjidhni Dhërmiun në vend të Korfuzit!'
Kjo është këshilla që prestigjiozja britanike 'The Sun' ju jep lexueseve të saj.
Në një artikull mbi pushimet bregdetare, gazeta ndërkombëtare shkruan se bregdeti shqiptar ofron bukuri të njëjta me atë të shtetit grek por me çmime më të arsyeshme.
"Korfuzi është destinacioni kryesor për britanikët por fqinji i saj, Dhërmiu ofron më shumë mundësi argëtimi.
Ky zonë, është shumë pranë ujërave të ishullit të Korfuzit dhe ofron të njëjtat bukuri, por me një çmim më të arsyeshëm. Madje nga aty mund të shihni dhe ishullin.
Në bregdetin e detit Jon, mund të gjeni dhoma hoteli me 35 euro nata me mëngjes të përfshirë", shkruan 'The Sun'.