INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prestigjiozja ’EuroNews’’ falë Euronews Albania ndjek situatën politike në Shqipëri: ‘’Opozita kërkon largimin e kryeministrit’’

Prestigjiozja ’EuroNews’’ falë Euronews Albania ndjek situatën politike në Shqipëri: ‘’Opozita kërkon largimin e kryeministrit’’

Publikuar më: 20:44 09-07-2019

Rrjeti më i madh televiziv në Europë, “Euronews” falë bashkëpunimit edhe të "Euronews Albania" ka raportuar hap pas hapi për situatën politike në Shqipëri.

Media europiane në reportazhin e saj shpjegon se opozita ka vazhduar protestën e dhjetë kombëtare, e cila qëllim kryesor ka largimin e kryeministrit Edi Rama dhe sipas tyre nëse kjo nuk ndodh Shqipëria rrezikon të mos hapë negociatat me Bashkimin Europian.

"30 qershori ishte një referendum kundër të keqes" - u shpreh lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Nga krahu tjetër reporterja për Shqipërinë e “Euronews”, ka shpjeguar edhe hapat që ka marrë mazhoranca duke iu kundërpërgjigjur veprimit të presidentit Ilir Meta, i cili vendosi t’i shpallë të pavlefshme zgedhjet lokale të 30 qershorit.

Presidenti me anë të një dekreti të ri shpalli datën 13 tetor si ligjërisht të pranueshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, vendore dhe një president të ri, por kryeministri Rama e ka cilësuar këtë një hap që shkel rëndë kushtetutën. Në këtë mënyrë mazhoranca ka votuar në parlament ngritjen e një komisioni hetimor i cili do të provojë shkeljet e presidentit dhe do të kërkojë shkarkimin e tij.

"Ndërkohë në vazhdimin e këtyre zhvillimeve kriza institucionale në Shqipëri vazhdon"- raporton media prestigjioze europiane. 

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166